Albin Kurti, lule dëshmorëve të UÇK-së

0
110

Me rastin e 18 Prillit, Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur lule tek varrezat e dëshmorëve.

Kurti, i shoqëruar nga disa prej ministrave të Qeverisë së Kosovës, ka bërë homazhe në Prishtinë te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe tha se Zahir Pajaziti, së bashku me dy bashkëluftëtarët, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, kanë kontribuuar që UÇK-ja të shndërrohet në ushtri të vërtetë, duke u bërë bartëse e çlirimit të vendit bashkë me ndërhyrjen e NATO-s.

Po ashtu, ai shkroi këto radhë në Fb:

“Te flamuri kombëtar shqiptar i cili qëndron para varrezave të dëshmorëve të kombit këtu në Prishtinë, sot vendosëm lule të freskëta, meqenëse veçanërisht në Ditën e Dëshmorëve ne i kujtomë e i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë, të kryeqytetit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe për çlirimin e vendit.”

“Kujtimi dhe përkujtimi ynë për ta është dëshmi që ne besojmë se për të tashmen tonë, për të ardhmen tonë, e kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjen përpara të Kosovës si shtet edhe të shqiptarëve si komb.”

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk do të harrojmë se prej nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke iu falënderuar gjakut të derdhur për liri, i cili nuk shlyhet kurrë, ashtu sikurse edhe që emri i këtyre dëshmorëve nuk do të harrohet kurrë. Lavdi të gjithë atyre!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here