Alibeaj: Tërheqja e PS-së tregon se Rama do të bëjë një reformë zgjedhore të njëanshme

0
102

Ish deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për Ora News, ai tha se tërheqja e PS tregon se Rama do të bëjë një reformë zgjedhore të njëanshme.

Enkelejd Alibeaj: ”Përderisa ne nuk jemi në parlament, Rama mund ta bëjë vetëm, i ka votat. Ka një kusht. Një kusht i cili ka qenë traditë duke filluar nga viti 1991 e deri më sot, që rregullat e lojës për reformën zgjedhore të bëhen nga të gjitha palët, palët që kanë peshë. Për këtë arsye, jo vetëm për këtë lloj kërkese të traditës, por si edhe një kusht i vendosur nga BE, 1 nga 15-tët, që na detyron edhe ne që të japim kontributin tonë.”

”Ne kemi pasur gjithmonë dyshimin që pala tjetër nuk do ta bëjë reformën zgjedhore. Nuk do të kthehet e të bëjë një proces për shqiptarët. Një proces ku njerëzit të votojnë lirshëm, të votojë atë kë duan, vota e tyre të numërohet dhe vota e tyre të mos manipulohet. Kjo duket është e qartë në këto momente. Kjo është arseja pse na ka shtyrë. A mund të bëjë një reformë të njëanshme? Do donte shumë Rama. Të jeni të sigurt, do donte shumë. Tërheqja nga pozicionet tregon këtë lloj synimi.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here