Shqiptaret që ndezën Londrën në eventin e Krishtlindjeve (FOTO)

0
252

Numërimi së prapthi për Krishtlindjet ka filluar! Në skenën ikonë 02 Arena në Londër eshtë mbajtur eventi më i madh i Krishtlindjeve në Britani, Jingle Bell Ball i Capital FM, stacionit muzikor më të ndjekur në Mbretërinë e Bashkuar.

Krahas artistëve më me emër si Shawn Mendes, Calvin Harris, Ellie Goulding, James Arthur, në skenë u ngjitën edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Teksa po luante pjesët e tij më të mira, Martin Garrix solli në skenë të mahnitshmen Bebe Rexha për të performuar super hitin e tyre “In The Name of Love”.

Bebe bëri atë që di të bëjë më mirë, tu vjedhë zemrën fansave e t’i bëjë që të brohorasin. Edhe fansat iu përgjigjën lartësisë në të cilën ndodhej Bebe, pasi kënduan, dhe shijuan çdo sekond të kësaj performance.

bebe-rexha-and-martin-garrix-jingle-bell-ball-2016-performance-1480891247-view-0 dua-lipa-jingle-bell-ball-2016-1480794927-list-handheld-0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here