Dy ditë para vizitës në Athinë/ Obama: Grekët kanë nevojë për shpresë, të vazhdojë në rrugën e reformave të nevojshme

0
163

Presidenti amerikan Barack Obama ka këmbëngulur se do të vazhdojë t’i bëjë thirrje kreditorëve të vendit për të marrë hapa të nevojshëm që Greqia të lehtësojë borxhet. Deklaratat e Obamës u bënë në një interviste të gjatë për gazetën greke “Ekathimerini”. Duke folur dy ditë përpara vizitës në Athinë, presidenti në largim tha se Greqia duhet të vazhdojë në rrugën e reformave të nevojshme, të cilat Obama tha se mund të jenë të qëndrueshme vetëm nëse njerëzve u jepet shpresë. “Unë jam besimplotë se reformat mund të jenë të qëndrueshme, njerëzit kanë nevojë për shpresë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se lehtësimi i borxheve është i rëndësishme për të vënë ekonominë e Greqisë në një rrugë të qëndrueshme dhe të përgatisë terrenin për një kthim në prosperitet. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të bëj thirrje kreditorëve të Greqisë për të marrë hapat e nevojshme që vendi të sigurojë rritjen ekonomike duke përfshirë edhe lehtësimin e borxheve.”, tha Obama. Barack Obama vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe, duke vlerësuar kontributin e Greqisë në aleancën e NATO-s, pavarësisht vështirësive të saj ekonomike, si dhe bashkëpunimin e ngushtë në luftën kundër terrorizmit. “Mesazhi im, sidomos në këtë vizitë që vjen kaq shpejt pas një fushate të ashpër elektorale në Shtetet e Bashkuara – do të jetë se si vendet tona përballojnë sfidat sëbashku. Aleanca jonë është e rëndësishme. Pavarësisht përballjes me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike, Greqia është një nga pesë aleatët e NATO-s që shpenzojnë 2% të PBB në fushën e mbrojtjes. Ne jemi partnerë të ngushtë kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi duhet të vazhdojë për të zbuluar dhe frenuar sulmet terroriste.”, tha ai. Po ashtu Presidenti në largim i SHBA, përgëzoi populli grek për bujarinë që kanë treguar ndaj refugjatëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here