‘Hakmarrja’/ Shqiptarët zhdukin nga ‘Facebook’ gjyqtarin turk, ja si e ironizojnë në Wikipedia

0
276

Siç duket tifozët shqiptarë nuk e kanë pritur mirë humbjen e Shqipërisë ndaj Izraelit. Për rezultatin 0-3 ata kanë fajësuar gjyqtarin turk Deniz Aytekin, të cilin e kanë ‘masakruar’ me ofendime, sharje duke e gjykuar për dënimet që i dha kombëtares shqiptare. Hakmarrja ka qenë aq e ashpër sa brenda një ore profili në ‘Facebook’ i gjyqtarit turk është mbyllur. Sakaq, nuk duhet nëse ka qenë vetë gjyqtari ai që ka vendosur ta mbyllë përkohësisht faqen apo tifozët shqiptarë pas raporteve të shumta. Ndërkohë tifozët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq, pasi kanë redaktuar faqen në Wikipedia të arbitrit duke e ofenduar dhe aty. Po ashtu, një faqe e re në ‘Facebook’ me emrin e arbitrit është hapur nga fansat shqiptarë, dhe në çdo koment administratori i faqes përgjigjej me ikonën e një gjyqtari që tregon kartonin e kuq, duke ironizuar me lehtësinë e nxjerrjes së kartonëve nga gjermani me origjinë turke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here