Përgjegjësi i Rrugores ndërroi jetë nga koronavirusi, Spahia: Dështimi juaj po kushton jete…

0
89

Safet Morina, përgjegjësi i Rrugores në Shkodër, ka ndërruar jetë nga Covid-19. Prej ditësh ai ishte i infektuar, ndërsa nuk ka arritur të fitojë betejën.

Lidhur me ngjarjen, ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar mesazhin që i ka mbërritur nga një koleg i efektivit të ndjerë, i cili shprehet se prej një jave janë mbi 20 policë të sëmurë, mirëpo nuk u është bërë tamponi.

Në mesazhin e tij, ish deputeti demokrat u është drejtuar kryeministrit, ministres së Shëndetësisë dhe atij të Brendshëm.

POSTIMI:

MUNGESE TAMPONESH EDHE PER UNIFORMAT BLU NE SHKODER. QYTETARET NE MESHIRE TE FATIT!

Denoncimi paraqet situatën skandaloze që e kemi denoncuar edhe me parë në Shkodër, tamponet me racion ose mungesën e tyre.

Një punonjes i qarkullimit rrugor humbi jetën dhe kolegëve të tij nuk u bëhet testi!

Ngushqllime familjes dhe sherim tq shpejt punonjësve të tjerë të rendit. As për kategoritë e linjës së parë nuk pyetet si personel shëndetësor e uniformat blu?

Zoti kryeministër e zonja ministre e shendetësisë, si mund të qëndroni akoma në detyrë e kaq indiferente?

A e shikoni se dështimi juaj po kushton jete, ndërsa dukshëm nuk ka as përgatitje e as masa për të shmangur këtë kolaps! Zoti ministër i rendit! Janë punonjesit tuaj këta qe po vdesin e janë lënë në mëshire të fatit në Shkodër!!

Si mund të heshtni kështu? Cfarë soji jeni që keni kurajon qe heshtni me nje situate te tille?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here