Greqi/ Ekzekutohet me 10 plumba 32-vjeçari shqiptar, vrasësit kanë qenë me të në të njëjtin automjet

0
158

Një shtetas shqiptar, 32 vjeç, është ekzekutuar me 10 plumba në Athinë, nga persona të panjohur në momentin kur ai ndodhej në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen “Keratsini” të Pireut, në kryqëzimin e rrugëve “Sperhiou” dhe “Peleponisou”, kur disa persona në kushte që ende nuk janë qartësuar i janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë, ndërsa më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas disa informacioneve të tjera, vrasësit kanë qenë bashkë me të, në të njëjtin automjet.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe hetuesit kanë gjetur mbi 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, të cilat janë çuar për analizat balistike, ndërsa trupi i viktimës është transportuar në Spitalin shtetëror të Nikeas, për t’u kryer analiza e ADN-së dhe për t’i marrë shenjat e gishtave, në mënyrë që të identifikohet plotësisht.

Hetimin e çështjes e ka marrë përsipër Policia e periferisë së Athinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here