Topi: Politika, fajtore për ngërçin e integrimit

0
136

Fryma e Re Demokratike ka konkretizuar dje në Përmet dhe Gjirokastër hapjen e degëve të reja. Gjatë fjalës së tij në degën e Përmetit, kreu i kësaj force politike deklaroi se politika aktuale është ajo që po mban peng integrimin e vendit pranë strukturave të BE-së. “Ne kemi ende fizionominë e një shteti monist. Të gjithë kemi kontribuar që Shqipëria të bëhet demokratike, por ama shohim se në krye kemi ende pasardhës të komunizmit, duke iu ngjasuar vendeve me udhëheqës të pariciklueshëm, njëlloj si Bjellorusia”, – tha Topi. Në vijim të nismës politike për ta mbajtur rininë dhe balancën gjinore në përfaqësim në qendër të vëmendjes, Topi tha se FRD-ja është duke hartuar politika realiste e të zbatueshme në vend. Më pas i pyetur nga media, sa i përket festimeve të datës 29 nëntor, Ditës së Çlirimit, Topi duke vlerësuar Nishanin, tha se edhe ai kur ishte president bëri të njëjtën gjë, duke respektuar deri në fund ligjin, pasi zyrtarisht në vend festohet edhe data 28, por edhe ajo 29.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency