Kazanët e plehrave, vuajnë nga mos pastrimi (Foto)

0
197

Jeta në kryeqytet është shumë dinamike dhe për këtë shkak kazanët e plehrave mbushen edhe mbi kapacitet.  Megjithëse kazanët tej mbushen, bashkia nuk kujdeset për të vendosur edhe kosha të tjerë, që të mos krijohet kjo gjendje. Por një zgjidhje tjetër mund të jetë edhe pastrimi më i shpeshtë i koshave. Fotoja është shkrepur afër “Selvisë” në Tiranë, një zonë e cila është shumë afër qendrës.  Për shkak se pastrimi nuk bëhet shpesh gjendja është shumë e rënduar.  Në këtë foto tregohen që janë shumë kazanë së bashku, por përsëri nuk plotësojnë dot kapacitetin.  Qytetarët  të pa shqetësuar hedhin mbeturinat edhe jashtë koshave të plehrave, pasi shohin që  janë të tej mbushur. Kjo situatë mund të shmanget nëse pak qytetarë të shkojnë që të hedhin mbeturinat disa metra me tutje, që të mos krijojnë këtë kaos, por përsëri askush nuk mendon për të mbajtur pastër ambientin ku jeton. Përveç vetë qytetarëve, as bashkia nuk kujdeset, pasi pastrimi i këtyre koshave bëhet jo shumë shpesh. Kjo kulturë është edhe në lagje të tjera të ndryshme të Tiranës, ku koshat mbushen plotë dhe qytetarët duke parë këtë situatë ndotin edhe ambientin rreth tyre. Në këtë rast faji është i dyanshëm, pasi edhe bashkia ka faj për koshat e paktë që ka vendosur, por edhe i qytetarëve të cilët nuk kujdesen për të ruajtur pastërtinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here