Halimi korrigjon Bregun: Në gjuhë letrare nuk citohet ….

0
704

Deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi i ka dhënë sot një ‘leksion’ koleges së saj demokrate, Majlinda Bregu, pas kritikave të kësaj të fundit për liderin e opozitës, Lulzim Basha.

 

 

Fill pas reagimit të Bregut sot me një status në ‘Facebook’, Halimi ka ‘thumbuar’ deputeten, pas shprehjes së kësaj të fundit për se ndjente ‘keqardhje për këdo që nuk la llaf pathënë nga fyerjet personale’. Por siç duket Halimi është kapur me gabimet e fjalisë së Bregut, sesa me përmbajtjen, ndërsa nuk ka nguruar që t’i japë demokrates së vjetër dhe një këshillë.

“Për korrigjim. Ne gjuhe letrare nuk citohet ‘llaf pa thënë’ por ‘fjalë pa thënë’ ku fjala fjale është në shumës”, citohet në mesazhin e Arbjola Halimit. Deputetja Majlinda Bregu u ka kushtuar sot një status të gjithë atyre që e mbështetën dhe atyre që fyen pas qëndrimit kritik ndaj Bashës dhe faktit që PD nuk duhet të bojkotojë zgjedhjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here