VIDEO: Ibrahimovic tallet me Pogbanë pas fitores

0
167

Fitorja e djeshme e Manchester Unitedit (2-0) me Southamptonin ishte një festë e vërtetë në “Old Trafford”. “Djajtë e kuq” arritën suksesin e dytë radhazi në Premier League, duke bindur gjithnjë e më shumë për suksesin që kjo skuadër pritet të ketë në sezonin e ri futbollistik. Të dy golat e fitores u shënuan nga sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i transferuar me parametra zero në Manchester nga PSG-ja. Suedezi e shijoi në maksimum fitoren, sidomos sepse në fund të takimit ai mori shiritin e kapitenit

Në këtë ndeshje, për Unitedin debutoi Paul Pogba, i transferuar nga Juventusi për shumën rekord 110 milionë euro. Francezi performoi mirë, por nuk u bë protagonist me ndonjë nga veprimet e tij të jashtëzakonshme. Intervista e dyshes Ibra-Pogba pas ndeshjes në “SkySports” ishte një spektakël i vërtetë, ku nuk munguan as batutat. Sulmuesi kritikoi drejtpërdrejt me shaka shokun e tij të skuadrës për një pasim që ky i fundit nuk e kishte bërë dhe 23-vjeçari vetëm qeshte. Më pas gazetari i dha mesfushorit trofeun “Lojtari i ndeshjes” për t’ia kaluar Ibrës dhe nënkampioni i Evropës iu drejtua: “Ja pra, të pasova”.

https://www.youtube.com/watch?v=nc_WYmDU-Cg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here