Flet vjerri i babait që përdhunoi vajzën në Dibër: Ja cfarë më tha vajza

0
167

Vjehrri i Guri Përgjegjit ka treguar për mediat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë e ditës së djeshme ku 46 -vjeçari përdhunoi vajzën e tij. Ai tha se vajza e tij ia kishte vënë Guri Përgjegjit disa herë në dukje faktin se ai e ngacmonte seksualisht të bijën. Por ai ishte përgjigjur që ishte vajza e tij dhe se mund të bënte çfarë të donte. Shpëtim Nesimi thotë se pas përdhunimit babë e bijë kishin shkuar në shtëpi, por vajza e tij, që është njerka e 15 -vjeçares, pasi i kishte parë të dy me baltë, e kishte pyetur vajzën se çfarë kishte ndodhur. Kur ajo kishte nisur të tregonte, Guri Përgjegji kishte ikur nga shtëpia. Policia e arrestoi 12 orë më vonë. Ekzaminimet mjekësore vërtetuan se vajza ishte përdhunuar, por 56 -vjeçari vazhdon ta mohojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here