Vidhen 1600 dollarë në një anije në portin e Durrësit, arrestohet autori 38-vjeçar

0
148

Një person është ndaluar nga policia i akuzuar për vjedhje. Sebastian Gjoka 38 vjeç me banim në Durrës u vu në pranga, si i dyshuar për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në një anije.

Gjoka, në kabinën e një anije në Portin e Durrësit ka vjedhur rreth 1600 dollarë, duke hyrë fshehurazi, ndërsa mësohet se nuk është punonjës në portin e Durrësit.

Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here