Festimi i humbjes si inferioritet dhe (sh) përdorimi politik i kombëtares

0
157

Nga Nebil Çika

 

Këta janë fare të pa cipë ! Kane privatizuar e politizuar edhe festen e kombëtares së futbollit. Se kuptoj çfarë ka këtu për të festuar . Kemi humbur apo kemi fituar ne Francë ?! Ne jemi eleminuar që në grup dhe jemi kthyer ne shtëpi vetëm me një fitore dhe një gol një objektiv nga me minimalet ,  “me bisht ne shale” i thonë.  , ç”është kjo  feste e humbjes, Vetëm kombet e popujt  inferiore sillen kështu  . Luajtën bukur ?! Po sigurisht por  nuk mjafton  për feste !  Pastaj për atë ishin përzgjedhur te përfaqësonin Shqipërinë  bene vetëm detyrën edhe atë i patën shanset ta bënim me mire por kaq qe e thënë.  I gjithë kombi ka shprehur respektin për duke i ndjekur me dhjetëra mijëra ne stadiume në Francë me shpenzimet  e veta  dhe miliona te tjerë në  TV po me shpenzimet e veta pasi TVSH-ja e drejtuar nga qeveria nuk i transmetoi  ndeshjet e kombëtares  dhe shqiptaret u detyruan ti shikon ato tek një platforme televizive  me pagese pronë private e qeveritareve dhe drejtuesve të  FSHF-së . Vras mendjen por nuk gjej dot asnjë  arsye pse qeveria duhet  festojë e të privatizojë “festen” e futbollit . Cili është kontributi i saje ne suksesin e Kombëtares ?  Nuk besoj te ketë njeri te gjejë një arsye te besueshme ligjore e normale  për këtë përveç hipokrizisë  dhe  natyrës se saje te njohur tashme  për te grabitur gjithçka qe ka e prodhon ky vend ku sporti nuk mund te  beje përjashtim .

 

Siç thash me larte i vetmi “kontribut” i qeverise në  këtë histori  shitja sa “frëngu pulën”   e mundësisë  për te pare ndeshjet e  kombëtares qe ajo  u beri miliona shqiptareve  duke  ndaluar  transmetimin e tyre nga TVSH  televizioni publik qe mbahet e paguhet nga taksat e tyre. Vetëm kaq  mjaftonte qe kryeministri  dhe qeveria as  mos te dukeshin fare ne publik këto dite e jo te dilnin si heronj e te grabisnin festën  e pritjes se sportisteve nga Rinasi në Tiranë .Një turp  i pa pare, por këta e kane ngrëne turpin me buke pasi i kane bere këtij populli e kombi shume më shume se kaq .  Por ndoshta  pikërisht këtë  festojnë , fitimet e mëdha qe siguruan nga shitja  apo grabitja e te drejtës televizive . Sipas  Berishës kanë fituar 8 milion euro prej saje  por edhe me pak te jete  i thonë goxha vjedhje, qe ja vlen ta festojnë

Disa ditë më parë qeveria i akordoi 1 milionë euro  ekipit kombëtar te futbollit vetëm për një ndeshe te fituar dhe një gol te shënuar  ne Francë . Hera e pare ne historinë e futbollit qe  një ekip futbolli shpërblehet  për dështimin . Ekipet kombëtare edhe te shteteve  me te pasuar shpërblehen ne mënyre simbolike  por për objektiva te arritura dhe eliminimi që në grup nuk është një “sukses” i mëdha e për me tepër që mund të shpërblehet  kaq shumë .  Shtete te mëdha  e te fuqishme si Gjermania e Spanja  kanë premtuar shume me pak premio se  Shqipëria  vetëm ne  se  fitojnë Kampionatin Evropian . Gjermania jep 600 mije euro ndërsa Spanja 800 mije ne  se ekipet e tyre fitojnë kupën . Ne  japim 1 milion euro vetëm se   fituam një ndeshje e bëme një gol . Sa duhet  te japim  ne se  fitojmë kupën?  Beni vete llogarite .  Me buxhetin  , ekonominë dhe nivelin e jetesës qe ka Gjermania nuk ka mundësi  qeveria gjermane te premtoje miliona  për lojtaret e saje ?!  Jep një milion euro Shqipëria  vendi ,me i varfër i Evropës !   Por ato janë qeveri e kombe te përgjegjshme qe  nuk ja lejojnë vetes sjellje te tila delikuente si kryeministri ynë.

Çfarë mund të bënte Shqipëria me 1 milion euro.  Një miku im mjek me tha sot  se mund te blinte 5 aparatura te rrezatimit për spitalin enkologjik qe ka vetëm një dhe ne gjendje  te mjerueshme . Mund  ndërtonte apo te rehabilitonte disa shkolla , mund të nderonte 10 fusha futbolli qe te luanin e te stërviteshin fëmijët qe kombëtarja te këtë te ardhme me te mire . Mund te ishin dëmshpërblyer , 20 ish te burgosur politike te komunizmit , 20  pronare, 1000 te pushuar padrejtësisht nga puna prej kësaj  qeverie , mund te koshin mare asistencën  sociale  50 mije persona. Mund te  ishin blerë 20 ambulanca te reja apo 50 makina policie  etje . Kryeministri  ja jep kombëtares vetëm e vetëm qe te grabit ,te politizoje e te përdore politikisht golin e saje ,pritjen e saje, festen e saje . Me  e pa kuptimta ne gjithë këtë histori ishte  përfshirja  e Erion Velisë ne këtë maskarade te shpifur  politike . Mire Rama qe u dha 1 milion euro nga paritë e shqiptareve  po  Lali Eri ç’lidhje ka me kombëtaren , suksesin dhe  festen e saje , Ju dha çelësin e qytetit ky !  Ore këta janë fare palaço !  Ky Eri fut hundët gjithandej ku ka pisllëk . Sot  e sheh me futbollistet , nesër me homoseksualet, vetëm te dale ne e tu çaje trapin mëngjes e darke shqiptareve . Hajde pikë  e zeze, hajde  !

Si përfundim  dua te them se ne këtë vend  zor se mund te ketë, mund te gjendet e mund te  behet  ndonjë gje qe nuk e grabit qeveria . Me qe jemi  ne  mes te debatit për reformën ne drejtësi  kjo qe ndodhi sot me Kombëtaren  e futbollit i jep edhe me shume te drejte pretendimit te opozitës qe Rama   do te kapi politikisht drejtësinë. Ky ka kapur futbollin dhe festen qe nuk e kontrollon  me ligj  , e keni pare  ç’ fare u bën atyre qe ja le ne dore ligji . Edhe një gje te fundit . Nuk e di  se si ndjehen  futbollistet e kobtares nga ky (sh)përdorim politik  por mua mu duken shume te poshtëruar. Un nuk besoj se ata kane nevoje  për qeverinë për te qebe te nderuar madje edhe “heronj” . Ky është një status qe atyre ua japin tifozët , populli  e kombi shqiptar ne mase viktime e kësaj qeverie . Ky përdorim nga politika e qeveria vetëm i poshtëron  ata  dhe ne se e kuptojnë duhet dhe mund t kishin shmangur .

Dy fjale  i kam për kapitenin Lorik Cana  për te cilin kam pas respekt te veçantë për ate qe ka dhënë  ne fushë edhe jashtë saje :   Ne  fjalën e tij  pas kualifikimit ne finale  ai citoi  nje prej shenjtoreve te kombit shqiptar  Mid’had Frashrin . Nuk e kuptoj dot se si mund te  kesh idhull  e te citosh  një kampion  te shqiptarisë  si Mit’hahd  Frashri dhe te pranosh  pa asnjë arsye te qenësishme poshtërimin nga  mbetje të tilla politike si Rama, Velia etje .   Silluni si kampione që të respektoheni përjetë si te tille.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here