Basha: Numri i të infektuarve dhe i viktimave që raportohet nga Qeveria është shumë më i ulët se numri real i tyre…

0
97

Ekipi i shëndetësisë pranë Partisë Demokratike kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID dhe, sipas tyre, u refuzohet tamponi.

Lajmi u bë i ditur nga konferenca e përditshme e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili deklaron se numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyre.

“Numri i fataliteteve, po ashtu më i lartë seç raportohet. Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës.

Vetëm në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavione për shkak të përhapjes së infeksionit.

Sistemi shëndetësor po del jashtë funksioni për shkak të shpërthimit të infeksionit në çdo pavion.

Ky kolaps i sistemit është emergjenca më akute që kanë sot shqiptarët. Çdo përpjekje për të larguar vëmendjen nga kolapsi i sistemit shëndetësor është kriminal.

I bëj thirrje qeverisë të ndalë rrjedhjen e fondeve për afera dhe t’i orientojë fondet drejt krizës shëndetësore. Hapi 1, rritja e disafishtë e numrit të testimeve. Numri i ulët i testimeve është shkak kryesor pse shqiptarët po e humbin luftën me COVID-in”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here