Komuniteti i gazetarëve solidaritet me zëdhënësin e Metës: Tedi Blushi gazetar e qytetar model, stop sulmeve ndaj tij…

0
112

Komuniteti i gazetarëve është solidarizuar me zëdhënësin e Presidentit, ilir Meta, Tedi Blushi, ndaj deklaratave të Këshilltarit për Mediat në Kryeministri, Endri Fuga. Anila Basha, nënkryetarja e Unionit të gazetarëve, e cila për një kohë të gjatë ka qenë kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare, dikur në pronësi të Carlo Bollinos. Desada Metaj, ish-kryeredaktorja e Opinion. Erlis Cela, ish-redaktor politik, profesor i komunikimit publik i kanë thënë STOP këtyre sulmeve të paprecedenta.

Reagimi i Anila Bashës: 

A. Basha: Kam punuar gjatë me Tedi Blushi. Kur isha kryeredaktore e ai gazetar. E konfirmoj zyrtarisht përsa e njoh se Tedi nuk vret dot një mizë, jo të kërcenojë dikë. I bëni “stop” këtyre sulmeve të paprecedenta mes atyre që e konsiderojnë vërtetë titullin e gazetarit. Kjo nuk i shërben komunitetit tonë, i shërben veç zyrtarëve të veshur me kollare e pushtet ?

PS: Unë dhe Tedi në një prej udhëtimeve tona të punës në Beograd

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here