Vrasja makabre e shqiptarit, u gjet i murosur! Detaje të reja/ E mbytën me tel me urdhër të një gruaje…

0
121

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga media italiane ishte tregtare bizhuterish dhe ka pasur një marrëdhënie intime me shqiptarin që në vitin 2012. Pas disa muajsh, shqiptari i jep fund lidhjes. Por sipas gruas italiane, Lamaj nuk iku thjesht prej marrëdhënies mes gruan, por edhe me një vjedhje në dyqanin e italianes.

Vrasja makabre e shqiptarit i cili u gjet i murosur në një vilë në Itali, i ka rrënjët tek hakmarrja e një gruaje italiane. Gjithçka ka nisur për shkak të një romance mes shqiptarit Astrit Lamaj dhe gruas italiane, tashmë 64-vjeçare.

Vjedhja dhe përfundimi i lidhjes kanë mjaftuar për italianen, e cila kontaktoi me disa qarqe që kishin lidhje me mafian. U kontaktuan disa persona, të cilët fillimisht e mashtruan shqiptarin me një karrem, duke i thënë se ishin të gatshëm t’i jepnin një sasi droge.

Lamaj shkoi në Brianza por e kuptoi vonë se gjithçka ishte një mashtrim. Shqiptari është rrahur barbarisht, është mbytur për vdekje me tel në fyt dhe më pas është murosur në Senago në muret e një vile ku një prej vrasësve kishte punuar për rinovim.

“Nëse nuk do të ishte një bashkëpunimin e një anëtari të bandës, që tregoi gjithçka, kufoma nuk do të ishte gjetur kurrë”, – tha prokurorja italiane e Monza-s, Luiza Zanetti. “Edhe pse (gruaja që porosi vrasjen) e njihte vëllanë e viktimës, i cili nuk po linte gur pa lëvizur për të mësuar rreth fatit të Astritit, ajo nuk nxori asnjë fjalë” – shtoi prokurorja.

Image result for Astrit Lamaj murosur

Image result for Astrit Lamaj murosur

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here