FOTO/ Autorët e vrasjes së 22-vjeçarit dalin para gjykatës, Bitraj pranon krimin

0
415

Eugen Bitraj, 24-vjeçari i akuzuar si autor i vrasjes së Marvi Mihalit tek stadiumi Dinamo tre ditë më parë, e ka pranuar autorësinë e krimit para gjykatës së Tiranës, ku ai ka dalë për masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Bitrajt dhe tre bashkëpunëtorët e tij të arrestuar: Dejvi Bitraj,19 vjeç; Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç, të gjithë banues Tiranë. Pritet vendimi i gjykatës.

Babai i Eugen Bitrajt, vrasësit të 22-vjeçarit Marvi Mihali pas një konflikti për një karikues celulari, ka folur sot për meduat nga gjykata e Tiranës, ku i biri priste t’i jepej masa e sigurisë.

Ai deklaroi se situata mes dy familjeve ishte e nxehtë dhe se në këto kushte nevojitej një ndërmjetës, që të qetësonte palët: “I shpreh ngushëllimet familjes së 22-vjeçarit, – tha babai i të akuzuarit. – Jemi në një situatë shumë të vështirë. Askush nuk do të donte të ishte prind i asnjërit në këtë situatë, as i djalit që humbi jetën e as të atyre që sot janë fajtorë. Jemi shumë të tronditu. Fëmijët kanë bërë një gjë shumë të keqe. Duhet të gjejmë forca të reagojmë pozitivisht.

Ne nuk kemi mundësi të takohemi me familjarët e viktimës. Situata ëhstë shumë e nxehtë. Jemi në kërkim të gjejmë një mik të përbashkët të qetësojmë situatën.”

Grupi i të akuzuarve në gjykatë dhe prindërit e Eugen dhe Dejvi Bitrajt jashtë gjykatës

NJOFTIMI I POLICISE

Viktima ishte grindur për motive të dobëta , siç njoftoi Policia, me 19-vjeçarin D.B. Në ndihmë të D.B, ka ardhur kushëriri i tij,  E. B. së bashku me dy shokë, K. A. dhe M.A.

Gjatë konfliktit, E.B. ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit: Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim shtetasit: Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë, Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here