Këshilli i Sigurimit shqyrton raportin për Kosovën

0
163

Të mërkurën, më 16 nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për raportin e rregullt për Kosovën.

Ambasadorët e Këshillit të Sigurimit gjatë debatit do të përqendrohen në zhvillimet e fundit në Kosovës, sidomos në ngecjen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Aty do të flitet edhe për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, për krizën politike dhe paralizimin e institucioneve, si edhe për funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Zahir Tanin do të flasë për zhvillimet kryesore në Kosovë, si përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm, dhe shef i UNMIKut.

Kosovën në këtë mbledhje do ta përfaqësojë ambasadorja Vlora Çitaku

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here