“Rio 2016”, rrahje në tenis (FOTO)

0
175

“Rio 2016” u ballafaqua me skena të padëshiruara derisa një tifoz argjentinas u rrah me një brazilian.

Policia intervenoi pas përplasjes që ndodhi në ndeshjen e tenisit mes Juan Martin del Potro dhe Joao Sousa.

Argjentinasi u ballafaqua me portugezin që gjeti mbështetjen e brazilianëve për shkak të rivalitetit të madh mes dy shteteve nga Amerika e Jugut.

Dhe, tensioni arriti në pikën kulmore kur një tifoz argjentinas e ngacmoi brazilianin duke ia treguar fanellën e ekipit të futbollit të cilën e kishte të veshur, dhe ai reagoi ashpër duke e goditur në kokë. Brazilianët dhe argjentinasit kanë ditur të përplasen edhe në të kaluarën, por më së tepërmi në ndeshje të futbollit.

Tifozët neutralë në tribuna reaguan: “Olimpiada nuk është për gjëra të tilla”, derisa ata po largoheshin nga njëri tjetri. Kurse, Del Potro shënoi fitore 2:1 në sete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here