Virozat e stinës/ Flet mjekja: Të evitohet qëndrimi në vende të mbyllura, kujdes me përdorimin e antibiotikëve…

0
289

Stina e dimrit është periudha kur shfaqja e virozave dhe gripit janë më të shpeshta. Në një intervistë për “Standard” mjekja e familjes Olgeta Xhufka na tregon për shenjat kryesore që paraqesin infeksionet virale ndër pacientë, shenjat e gripit si dhe na jep disa këshilla se si mund të mbrohemi nga virozat e stinës. Ajo ka pohuar se në këtë periudhë kur virozat janë qarkullim është mirë që të evitohen vendet e mbyllura duke qenë se viruset përhapen me anë të rrugëve aerogjene. Mjekja këshillon pacientët që ne rast të konstatimit të shenjave të para të gripit është mirë që të konsultohen me mjekun e familjes. Sipas saj antibiotikët duhet të merren gjithmonë me rekomandimin e mjekut dhe asnjëherë me opinionin e pacientit ose farmaciatit. Mjekja, Olgeta Xhufka gjithashtu këshillon dhe bërjen e vaksinës që nga periudha shtator-tetor në mënyrë që gripi të kalohet më lehtë në rast se pacienti preket në periudhën e dimrit

 

Ndryshimet e stinëve shoqërohen edhe me ndryshime klimatike. Çfarë virozash shfaqen kryesisht në këtë periudhë të vitit?

 

Ndryshimet e stinëve me ndryshimet klimaterike përkatëse shoqërohen edhe me praninë e shtuar të infeksioneve virale qarkulluese. Duke marrë parasysh që është kohë virozash dhe në qendrën tonë shëndetësore ka patur rast të shtuara të virozave të stinës. Rastet që kemi ne të të sëmurëve që janë paraqitur në qendrën tonë shëndetësore paraqesin viroza të zakonshme të stinës që janë virozat e gripit. Kryesisht  shenjat që paraqesin janë ethet, temperatura, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, kollë. Të gjitha këto janë shenja të zakonshme të gripit stinor të shkaktuara nga viruset. Disa shenja të tjera që paralajmërojnë pacientin se është i prekur nga ndonjë virozë janë dhe dhimbjet e kokës, të muskujve si dhe dobësi trupore.

 

Ka patur fluks në këtë kohë virozash në qendrën tuaj shëndetësore?

 

Ka patur fluks që mund të arrijë deri deri në 20 vizita në ditë për secilin mjek, dhe diagnozat kryesore janë si u përmendën dhe më sipër virozat e gripit gjithashtu dhe komplilacionet e tyre si tonsilite dhe bronkilite. Këto janë diagnozat kryesore që po qarkullojnë si në vend dhe në qendrën tonë.

 

A ka ndonjë virozë specifike që po qarkullon?

 

Në qendrën tonë shëndetësore nuk kemi hasur ndonjë virozë specifike, rastet që janë paraqitur te ne kanë qenë raste normale të virozave të stinës me karakteristikat që u përendën dhe më lart si temperaturë, ethe, sekreçione etj.

 

Cilat janë shenjat që paralajmërojnë virozat gripale dhe si përhapen ato?

 

Viruset përhapen me anë të rrugëve aerogjene domethënë nga rrugët e frymëmarrjes dhe rekomandohet të kihet kujdes sepse përhapet dhe nga të tështiturat, sekrecionet, pra takimi me secrecionet i duarve të palara si dhe qëndrimi afër personave të sëmurë. Gjithashtu në këtë periudhë virozash të ndryshme që po qarkullojnë duhet evotuar grumbullimi në vendet e mbyllura me shumë njerëz ku mund të rastisë që dikush të jetë i sëmurë me ndonje virozë gripale dhe rrezikohet përhapja e kësaj viroze. Në periudhën e ftohtë të dimrit njerëzit kanë tendencën që të qëndrojnë më tepër në hapësira të mbyllura ku edhe mundësia e transmetimit të virusit është shumë më e lartë.

 

Cilat janë komplikacionet që mund të shkaktojnë virozat e stinës?

 

Infeksionet virale në shumicën e rasteve janë të formave të lehta dhe simptomatologji jo shumë të shprehura por mund të ndodhin raste të komplikacioneve si përshembull: infeksione akute respiratore të rënda. Ndër komplikacionet e gripit mund të jenë dhe dmth komplikacionet e gripit mund të jenë  dhe bronkitet, tonsilitet ose bronkopneumonitë. Bronkitet ose bronkopneumonitë karakterizohen nga kollë shumë e fortë, dhimbje gjoksi, temperaturë e lartë që gjithsesi janë komplikacione të gripit, po ashtu dhe komplikacionet e veshit futen te komplikacionet e gripit. Të gjitha këto shkaktojnë rënien e imunitetit.

 

Kur duhet që pacienti t’i drejtohet një trajtimi më të specializuar mjekësor?

 

Nëse pacienti e sheh se ka këto shenja të gripit për trajtim më të specializuar duhet të drejtohet te mjeku i familjes brenda 24 orëve të para të shfaqjes së simptomave të para për të berë konsultën! Virozat zgjasin 3 deri në 5 ditë dhe shenjat duhet të vijnë duke u përmirësuar dhe në rast të një përkeqësimi të shenjave duhet të rikontrollohemi përsëri tek mjeku i familjes. Shenjat e përkeqësimit janë një temperaturë e lartë që vazhdon dhe pas 5 ditëshit, kolla me sekrecione, dhimbje të fytit dhe në këto raste mund të nevojiten dhe antibiotikët. Por, antibiotikët duhet të merren gjithmonë me recetën e mjekut nuk merren direkt në farmaci dhe me opionionin e pacientit ose të farmacistit pasi duhet një vizitë te mjeku i familjes me diagnozë të përcaktuar nga mjeku përkatës merren dhe antibiotikët sipas rregullave!

 

A është e nevojshme vaksina kundër gripit, cila është rëndësia e saj?

 

E nevojshme është që të bëhet dhe vaksina e gripit, ajo rekomandohet të bëhet që në periudhën shtator-tetor në mënyrë që të japë mbrojtjen më të mirë gjatë gjithë sezonit! Bërja e vaksinës nuk garanton që domosdoshmërisht të mos kemi asnjë sëmundje të gripit, por ta kalojmë më lehtë me simptoma më të pakta. Vaksina kundër gripit na mbron diku te 70-80%, nga prekja e gripit ose infeksionve të tjera gripale.

 

A mund të na jepni disa këshilla për t’u mbrojtur nga virozat gripale?

 

Nga virozat mund të mbrohemi duke evituar grumbullimet masive, radhët e gjata nëpër spitale në praninë e personave që mund të jenë të prekur, grumbullimet në ambientet e mbyllura, radhët.

Duhen shmangur ambjentet e mbyllura (lokale, kënde lojrash, qendra tregtare etj).

Duhen bërë sa më shumë lëvizje në ambjente të hapura dhe në ajër të pastër.

Të evitohen  për aq sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë.

Nëse dikush është i sëmurë  duhet të qëndrojë në shtëpi për të paktën 24 orë.

Nëse dikush është i sëmurë duhet të evitojë kontaktet me të tjerët pasi virusi i gripit është shumë ngjitës.

Rekomandohet larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool, si dhe të mos preken sytë, hunda dhe goja me duar të kontaminuara, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.

Të rekomandueshme janë dhe konsumimi i çajrave të ngrohtë ose suprave si dhe i vitaminës C e cila ndikon në rritjen e imunitetit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here