Mediat greke/ Rama ‘fërkon duart’, miqtë e tij do rindërtojnë Durrësin…

0
149

Tërmeti në Shqipëri dhe situata në vend, ka tërhequr gjatë tërë ditëve, vëmendjen e medieve greke.

Ashtu edhe si mediat italiane, ata ua kanë vënë fajin për shkatërrimet e shumta, korrupsionit të administratës që merret me ndërtimet dhe cilësisë së dobët.

Por në një shkrim të dy ditëve me pare, Newsit.gr është marrë më shumë me atë se kush do ta rindërtojë Durrësin.

Image

Ja çfarë shkruan Newsit.gr në shkrimin e saj:

Shtatorin e kaluar New York Times mori shuma të mëdha parash, për një shkrim ku e përshkonte Durrësin si një parajsë të re, si një zonë me një turizëm të zhvilluar.

Për Durrësin u shkruaj se është një qytet i themeluar 2600 vite m parë vjet më parë nga Korinthasit dhe është afër Tiranës, vendi ideal për zhvillimin e tureve turistike.

Dhe erdhi tërmeti. Tërmeti me madhësi 6.4 që disa thonë, se po bën që kryeministri Edi Rama të fërkojë duart.

Tërmeti i shembi hotelet në plazhin e Durrësit. Kjo është një mundësi e artë për miqtë e kryeministrit shqiptar që të marrin pjesë në rindërtimin e qytetit. Vendimi tashmë është marrë.

Hotelet në plazh do të prishen-shumë janë ndërtuar pa informacionin e nevojshëm-dhe kontraktorët që janë miqtë e Edi Ramës do të marrin ‘llokmën’ më të madhe të byrekut.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here