Kim Jong-u paralajmëron Trump-in: Na pranoni si fuqi bërthamore

0
174

Koreja e Veriut paralajmëroi sot se presidenti amerikan i zgjedhur dhe qeveria e tij e ardhshme do të duhet të merren me një “shtet bërthamor” duke i cilësuar përpjekjet për denuklearizim si një iluzion i të shkuarës.
“Nëse ka diçka që qeveria Obama ka bërw, është vënia në rrezik të rëndë e sigurisë së kontinentit amerikan”, shkruan e përditshmja e partisë së vetme politike në një editorial.
“Ai i ka trashëguar qeverisë së re peshën e përballjes me shtetin bërthamor të ‘Juches” (doktrina ideologjike koreanoveriore e përqëndruar në nocionin e vetëmjaftueshmërisë .)”, vijon ”Rodong Sinmun”.
E përditshmja nuk përmend emrin e Donald Trumpit.
Që prej disa kohësh, shumë zëra janë ngritur për të kërkuar që Uashingtoni të ndryshojë tonin kundër Koresë së Veriut.
Nën presidencën e Barack Obamës, Uashingtoni është treguar jofleksibël në refuzimin e një Koreje Veriu me armë bërthamore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here