Debate me tone të larta, Rama: Bejlurçina e çehreprishur. Berisha: Fundërrina, jam Sali Berisha unë

0
97
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Humori, batutat por edhe fyerjet nuk mungojnë në pothuajse asnjë seancë të Kuvendit të Shqipërisë. Këtë herë protagonistë kanë qenë sërish ish-kryeministri Sali Berisha, Kryeministri Edi Rama, ministri Gjiknuri, ministri Bushati, dhe deputetët demokratë. Berisha ka përdorur etiketime të ndryshme ndaj kryeministrit Rama, ndërsa ministrit Bushati i tha “Fundërrinë”. Ndërsa, etiketimet e Ramës për opozitën, si turmë, tufë, të pagdhendur, karanxhollë, etj, kanë acaruar deputetit e opozitës, të cilët e kanë ndërprerë, duke folur nga vendi dhe pastaj i janë afruar, duke e rrethuar në foltore.

DEBATET

Rama: Ishte shprehje entuziaste e mendjelehtësisë suaj, në fitoren e kandidatit republikan dje e përjetuar me fjalët në profilet dhe portalet tuaja sikur kishit marrë kokën time në tepsi nga fronti i luftës suaj të dëshpëruar kundër meje dhe kësaj qeverie. Në fakt nuk është hera e parë që mblidhet një tufë prej atyre që Borgesi i quan karanxhollë të pagdhendur e më turret mua tufa pse flas si kryeministër i vendit për çështje të dinjitetit dhe vlerave tonë në arenën ndërkombëtare, unë flas për Kosovën në Beograd, karanxhollët më hidhen në fyt, unë flas për një kandidat të fushatës zgjedhore duke shprehur kundërshti për qëndrimet ndaj Kosovës, myslimaneve, emigrantëve, karanxhollët nuk thonë asgjë, sepse kur flisja unë këta ishin të zënë me propagandën për suksesin në delegacionin e tyre në konventën e kandidates tjetër, se unë nuk isha i ftuar se presidentja e ardhme nuk me do mua, por këta, dhe kur ajo nuk del fituese këta hidhen në sulm, për të treguar se sa keq ndihen këta se unë paskam sulmuar presidentin e zgjedhur.

Berisha: Ramës po i vjen fundi, do vijë t’u bëjë shurrën te dera e selisë

Rama: Aq pozitiv ishte rekomandimi saqë nuk e mjegulloi dot as kryetari çehreprishur i PD. Asnjë germë nuk e gjeti dje për rekomandimin lideri i PD, që shkruan për kryetarët e çdo komune. Berisha: Sot vendi nuk ka qeveri. Dëshmia më flagrante e kësaj është fjalimi me kokë në tepsi që mbajti kufoma e pakallur që quhet kryetar qeverie sot. E kuptova mirë hallin e tij, e ka të qartë se e ka kokën në tepsi nga ky raport, i cili në çdo rresht, në çdo fjalë, e çdo kapitull i 2 thotë se me ty nuk ka negociata. Se negociatat do t’i hapë PD, do t’i hapë opozita.

Berisha-Bushatit: Mor fundërrinë, mor këlysh i bllokut, mor fundërrinë, akuzohesh për gylenist, njëherë për kështu…

Bushati: Turp të të vijë. Berisha: Nëse rrugëçër si ky këtu të rritur nga ata që s’po ia them emrin u jepet fjala në këtë mënyrë, të rritur nga kodoshët, lihet të flasin në këtë mënyrë… Bushati: Shih rrugaçin që ke në shtëpi. Mos më bëj mua me gisht, more vesh.

Topalli- deputetëve të PD: Çohuni, mbani qëndrim. Flasin nga vendi me zë deputetet e shumicës

Berisha: Njerëz që s’kanë interes kombëtar, për para dhe të një pale të tretë i futën thikë interesit kombëtar, jam Sali Berisha unë, o budallenj, nuk tërhiqem unë, o cakenj, jam Sali Berisha unë, e di si më dukeni ju mua, plehra, unë vij për parlamentin, ju më dukeni plehra, para interesit kombëtar nuk njoh asgjë tjetër unë, nuk më bëjnë të tërhiqem unë..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here