Fushë-Krujë/ Aksidentohet për vdekje këmbësori 54-vjeçar

0
179

Një 54-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një makinë BMW X5. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë.

Sipas policisë Lulzim Kane 42 vjeç duke drejtuar automjetin tip BMW X5 me targa AA 090 GU, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor Q.P. 54 vjeç, banues në Dibër.

Drejtuesi i mjetit ëshë shoqëruar në polici. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here