Vetëdorëzohet në Polici Azgan Mërnica, vrasësi i efektivit të “Shqiponjave”

0
52

I është vetëdorëzuar Policisë 23-vjeçari Azgan Mërnica, i cili akuzohet se dy ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri efektin e forcave “Shqiponja” Novruz Cenalia, 28 vjeç, në fshatin Baltëz të Fierit.

Burime për mediat bëjnë me dije se uniformat blu e kishte e lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.

Pas negociatave të babait dhe dajës së tij, të cilët i kanë kërkuar që të dorëzohet, i riu iu vetëdorëzua Policisë në fshatin Dërmenas, aty ku edhe fshihej prej dy ditësh.

Azgan Mërnica do të merret në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur më shumë mbi këtë ngjarje.

Prokuroria e Fierir ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjëve mesditën e 13 Majit. Sherri dyshohet se ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Azgan Mërnica e ka qëlluar me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjë”, i cili ishte i veshur me uniformë, pasi ishte nisur për të marrë shërbimin. Autori ndodhej me një automjet tip “Audi” bashkë me nënën e tij, Ajete Mërnica, teksa pas krimit është arratisur, ndërsa automjetin e kishte lënë tek shtëpia e dajës, rreth 4 km larg vendit të krimit.

Prej dy ditësh, Azgan Mërnica ishte në kërkim, teksa Policia kishte ofruar edhe 30 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për kapjen e tij.

Ndërkohë efektivi i ndjerë Novruz Cenalia u përcoll ditën e sotme në banesën e fundit, teksa ai kishte vetëm një muaj që ishte martuar.

Dëshmia e dhënë për grupin hetimor e Ajete Mërnicës, nëna e autorit të krimit, ka ndihmuar dhe policinë në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes, ku krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konlikti të çastit. Ajo ka dëshmuar se arsyeja e nisjes së konfliktit ka qenë për kalimin në një rrugë të ngushtë në hyrje të fshatit. Sipas saj, ajo ka tentuar ta ndalojë djalin e saj, por nuk ia ka mundur dot.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe për një kalim në një rrugë të ngushtë në hyrje të fshatit. Tentova ta ndaloj djalin duke e kapur nga krahu, por nuk munda. Ai zbriti nga makina dhe më pas dëgjova një të shtënë arme”.

23-vjeçari Azgan Mërnica vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit.

Ndërsa njëri prej vëllezërve të tij, Kiri Mërnica ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për vrasjen e Flrojan Selimit, krimi i ndodhur në 2019-n.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.

Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here