Zbulohet “misteri” i pullave të kuqe në shpinën e atletëve në “Rio 2016” (Foto)

0
163

2_1470740116-4399681 6_1470740108-486885 890_1470740113-163097

Michael Phelps of the US is seen with a red cupping mark on his shoulder as he competes in the Men's 4 x 100m Freestyle Relay Final at the 2016 Rio Olympics in Rio de Janeiro, Brazil August 7, 2016. .  REUTERS/Dominic Ebenbichler/File Photo
Michael Phelps of the US is seen with a red cupping mark on his shoulder as he competes in the Men’s 4 x 100m Freestyle Relay Final at the 2016 Rio Olympics in Rio de Janeiro, Brazil August 7, 2016. . REUTERS/Dominic Ebenbichler/File Photo

7890_1470740097-4387065 pullat_1470740132-2477231Është zbuluar arsyeja pse atletët në “Rio 2016” kanë pulla të kuqe në shpinë, ku në mesin e të shumtëve ishte edhe fituesi i 19 medaljeve olimpike – notarit amerikan, Michael Phelps

“The Independent” i ka kushtuar një artikull notarit amerikan, Michael Phelps, i cili u paraqit në ‘Rio 2016’ me rrathë të mëdhenj me ngjyrë të kuqe.

“The Independent” shkruan se ato formohen nga trajtimi i mjekësisë tradicionale kineze të njohur si “kupa të zjarrta” ose ndryshe vendosja e kupave të nxehta mbi lëkurë.

Më tej “The Independent” shkruan se atleti amerikanë nuk është i vetmit, apo i pari që aplikon këtë procedurë, në fakt janë disa sportistë që e aplikojnë këtë metodë gjatë këtyre Lojërave Olimpike, por të parët që e kanë “prezantuar”, natyrisht janë ata kinezë.

Praktikuesit e saj pretendojnë se i ndihmon për një seri problemesh, duke nisur që nga dhimbja e muskujve, problemet me lëkurën ku përfshihen aknet dhe ekzemat, çrregullimet me frymëmarrjen, ftohjen e zakonshme, por gjithashtu është përdorur edhe si një trajtim alternativ për kancerin.

Njollat e kuqe formohen pasi gjaku tërhiqet në sipërfaqe, si pasojë e krijimit të vakumit pas djegies së oksigjenit brenda kupës së “zjarrtë”.

Shenjat e tyre të kuqe që duken si shenja dhune, apo edhe thithje dashurie (varet nga këndvështrimi) duan deri në dy javë për t’u zhdukur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here