Shkup- Gjykimin kundër Jankullovskës/ Gjykatësit i bie të fik

0
142

Seanca e sotme në gjykatën e Shkupit, në të cilën duhej vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për marrjen e pasaportës së ish-ministres së Brendshme Gordana Jankullovska, ka kaluar në një atmosferë tepër të tensionuar.

Në momentin kur në seancë Jankullovska u mor në pyetje nga gjykatësi për rastin “Fortesa”, ku dyshohet se Jankullovska ka dhënë urdhër që të digjen kompjuterë dhe pajisje tjera të policisë për përgjim në vlerë prej 10 milionë euro, gjykatësi i ra të fikët dhe kërkoi ndihmën e shpejtë dhe me këtë seanca u mbyll.

“Zhurnal” shkruan se “jozyrtarisht mësohet se gjykatësi ka qenë nën kërcënim të vazhdueshëm nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski”.

 

Kjo, sipas këtij mediumi, pasi në rastin “Fortesa” janë të përfshirë funksionarët e VMRO-DPMNE-së, të cilët në mënyrë të vazhdueshme e kundërshtojnë punën e Prokurores Speciale, Katica Janeva, dhe vazhdimisht përmes mediave që ata i kontrollojnë, i kanë shpallur “luftë” punës së PSP-së.

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhej që të vendosë nëse Jankullovskës, dy shefave të DSK-së dhe një drejtori të Drejtorisë së policisë sekrete maqedonase, të gjithë të dyshuar në rastin “Fortesa”, do t`u konfiskohen pasaportat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here