3 mënyra të thjeshta për të eliminuar erën e pakëndshme të këpucëve

0
155

Era e pakëndshme e këpucëve është diçka vërtet e tmerrshme që bezdis këdo. Shumë faktorë mund ta shkaktojnë erën e pakëndshme të këpucëve, një ndër to është lagështira apo prania e baktereve në çdo ambient.

Për ta pasur gjithmonë nën kontroll këtë situatë, mjafton të ndjekësh tre hapa fare të thjeshtë dhe pa shpenzime:

Sodë buke

Ke dëgjuar për mbajtjen e sodës në frigorifer apo jo? Është pothuaj e njëjta gjë edhe për këpucët. Spërkati këpucët me pak sodë buke dhe lëri ashtu gjatë gjithë natës. Para se t’i veshësh në mëngjes, pastroji nga soda.

 

Mbeturina prej letre

Zakonisht janë materiale që përdoren për të bllokuar hapësirat e dyerve, por pse të mos i përdorësh edhe për këpucët? Një sasi letrash të bëra shuk vendosi në këpucë gjatë natës. Ato do të thithin të gjithë lagështirën dhe do ta largojnë erën e keqe të këpucëve.

 

Në akull

Futi këpucët në një qese të erret dhe futi në frigorifer. Temperaturat e ulëta do të vrasin të gjitha bakteret, kështu që frigoriferi është mënyra më e mirë për të larguar erën e keqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here