Skënderbeu i vjedh triumfin Partizanit “in extremis”

0
164

 

Një duel për kreun ashtu siç duhej. I kishte të gjitha, gola dhe gabime, luftë pa fund dhe intensitet, penallti, tension , kartona të kuq dhe befasi. Partizani-Skënderbeu përfundon 1-1 me distancën mes tyre që mbetet e pandryshuar 4 pikë, tifozet e Partizanit mund te qajne nje fitore qe ishte e tyrja deri në minutën e 89 por  cështë më e rëndësishmja përballja ishte një reklamë fantastike e futbollit shqiptar në një duel pretendendësh të denjë për titullin kampion. E denjë për mbrëmjen gala të një sfide titulli ishte dhe koregrafia e tifozëve të kuq, të dyndur në D2 fillimisht pasi D3 u hap kur po fillonte ndeshja nga forcat e rendit, dyndje dhe në tribunën Vip ku nuk mungonte politika me kryetarin e Kuvendit Meta përkrah Demit, ndërsa krahu tjetër me Boden besnik të Skënderbeut përkrah Takajt. 4-2-3-1 nga Agostinelli që nuk kishte as Mazrekajn dhe as Sukajn me Racic në majën e sulmit të mbështetur nga Vila, Torasa dhe Trashi, Orelesi përkrah Latifit në 4-4-2 e Josës që respektonte hierarkinë e sulmit me Salihin dhe James, autor i një veprimi të bukur në duelin me Trashin në minutën e 7 të një ndeshjeje menjëherë intensive. Partizani padyshim më luftarak në kërkim të fitores, (min16). Rast i mirë për të kuqtë në minutën e 19 me Atandën që ul topin në zonë pas një goditje këndi por Raci nuk arrin të japë goditjen fitimtare në rrotullim e sipër. Megjithatë serbi nuk vonon ti japë menjëherë përgjigjen nëse dikujt i lindën dyshime në cilësitë e tij prej bomberi. Krosim i Torasës , prekje e lehtë e Racic që falënderon dhe Shehin për gabimin e bujshëm teksa shikon topin të kalojë vijën fatale. ndizet Qemal Stafa në euforinë e kuqe, Racic mund ti lejojë vetes edhe një karton të verdhë për “selfijen” e vitit. avantazhi është në krahun e Partizanit. 1-0. Në disavantazh Skënderbeu përpiqet të reagojë por e ka të pamundur të cajë organizimin e të kuqve min 31,  dhe pjesa e parë mbyllet 1-0 me Partizanin superior jo vetëm në rezultat por dhe në aspektin fizik dhe duelet e fituara në fushë. E dyta është disa herë më spektakolare dhe  nis sërish në shenjën e kuqe me Orelesin vendimtar në minutën e 47 në këtë ndërhyrje vendimtare që “bën pis” topin e nisur nga Trashi drejt portës.  në të 56 përgjigja e Skënderbeut me Kristi Vangjelin që krijon iluzionin e golit me një gjysëm kros gjysëm goditje por topi është në anën e jashtme të rrjetës. Ndeshja vijon me një ritëm të cmendur dhe Skënderbeun që ushtron një presion asfiksues, tenton edhe befasinë me gjoks në të 60 Tefik Osmani pas një krosimi të Prognit të futur në lojë për Abazin por është i jashtëzakonshëm reagimi i Hoxhës.  3 minuta më vonë Progni provon të bëjë gjithchka vetë  me një goditje nga e djathta. Rastet e mira gjithsesi janë në krahun e Partizanit, në të 82 Racic rrëmben një top në zonë por nuk arrin të godasë si duhet. Një dhuratë gjithsesi ja bën 3 minuta më vonë Esuqerdinha që bën një faull krejtësisht të panevojshëm pak centimetra brenda zonës ndaj Torasës dhe është një ndërhyrje brenda kornizave të rregullores për 11 metërsh. Nuk heziton ta japë Enea Jorgji. Te pika e bardhë shkon Racit por ky është momenti i ndjesës së Shehit që fiton duelin me serbin duke kërkuar falje për golin e pësuar në pjesën e parë. Ka vend edhe për momentet e tensionit që nis nga një derbi amerikano latin me rivalitetin braziliano argjentinas mes Esquerdinhas dhe Torasës që ndez shkëndijën e sherrit, ku është padyshim i dënueshem kuy veprim i Bathës ndaj Osmanit, edhe pse Jorgji mjaftohet me disa kartona të verdhë. Ndeshja rinis me Josën që ende beson në këmbë , edhe pse tifozet e kuq presin me padyrim te nisin festen, por nuk është e thënë që të gëzojnë deri në fund, pasi në minutën e 89 vjen dhe vula e Kristi Vangjelit. Befasia e madhe vjen një minutë para fundit të kohës së rregullt, krosim  i Radas spostimi Salihit dhe gol i Vangjelit që ka një dedikim special të lehtë për tu kuptuar. Festimet anës fushës ndërkohë i kushtojnë kartonin e dytë të verdhë Osmanit që lë fushën. janë 5 minutat e shtesës por Shehi në finale përgjigjet si duhet dhe në shpresën e fundit të të kuqve dhe përfundon 1-1.  Një barazim që për Skënderbeun shijon si një fitore me korcarët që festojnë, ndërsa të kuqtë lënë fushën disa mes lotësh me pengun e një fitorje të munguar vetëm për pak, por ka qenë vërttet një mbrëmje fantastike, me këtë duel për titullin që premton edhe shumë shkëndija të tjera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here