Lamtumire Keith Emerson, Zoti i tastierave

0
140

Ladies and Gentlemen… Emerson…. nuk është më!

 

Nga Kadri Vokopola

 

Ishte sa i papritur aq edhe tronditës për adhuruesit e muzikes rock e për fansët e tij njoftimi, i shpërndarë, fillimisht në pak rrjeshta ne facebook, për vdejken e papritur në moshën 71-vjeçare  Keith Emerson, tastieristit e kompozitorit legjendar të muzikës prog rock i cilësuar edhe si Jimi Hendrix i tastierës. Në fakt, siç u mësua më vonë, vdekja e tij ishte krejt e papritur por aspak e natyrshme, pasi gjeniu i tastierave i kishte dhënë fund vetë jetës së tij me një të shtënë pistolete, në shtëpinë e tij në Santa Monica, pas një gjendje depresive për shkak të një sëmundjeje degjenerative në fibrat nervore, e cila ia kishin bërë thuajse të pamundur përdorimin e dorës së djathë për të luajtur në tastierë.

Që në moshë të vogël Keith Emerson tregoi një pasion të madh për pianon dhe i pëlqente të luante pjesë të ndryshme jazz por edhe klasike. Pas një eksperience të një trioje jazz që krijoi në adoleshencë në vitin 1967 filloi të bëhej i njohur me grupin e parë rock, Nice, të krijuar nga vetë ai e që preferonte të ndërthurte muzikën klasike me atë rock, por edhe blues apo jazz. Por me gjithë talentin e virtuozizmin e  tij Emerson e kuptoi se performancat e vazhdueshme me Nice nuk do t’i jepnin  mundesinë për të shpërthyer e për t’u bërë i famshëm me muzikën e tij. Kështu që në maj të vitit 1970 së bashku me Greg Lake, solistin me zë të magjishëm të grupit King Crimson dhe Carl Palmer, bateristin e papërmbajtshëm të grupit tjeter britanik, Atomic Rooster, i dhanë jetë njërit prej grupeve, me saktë supergrupit, më të famshëm në historinë e muzikës rock, të cilit u dhanë emerat përkatës, pra Emerson, Lake & Palmer. Performanca e tyre e parë në gusht të po atij viti në festivalin e ishullit Whight, krahas grupeve të tjera legjendare të kohës, ishte e jashtëzakoshme, spektakolare. Ishte pikërsisht ajo që kërkonte treshja e famshme, sepse që prej asaj dite, për 10 vjet me radhë supergrupi ishte ndër më të kërkuarit në të gjithë botën, me turne pa fund,  në SHBA,  Japoni,  pa llogaritur Europën.

Në të gjitha këto koncerte të panumërta performanca e Keith Emerson ishte e jashtëzakonshme dhe anunçimi i Ladies and Gentlemen… Emerson Lakne… and Palmer! Pritej me ovacione të gjata Ai ishte i pari që luajti live me Moog, një pararendës i sintetizatorit ( i shpikur ngë Robert Moog). I rrethuar nga një mur i vërtetë tastierash  e butonash,  Emerson bënte të kalonin në ekstazë mijëra e mijëra fans të tij tek “përleshej” një herë me moog-un, një herë më organon Hammond në të cilës i ngulte thika në tastierë në mënyrë që t‘i kishte gishtat e lira për tastietrat e tjera. Ajo që e bëri edhe me të të paarrritshme këtë treshe të papërsëristshme ishte se muzika e tyre ishte një ndërthurje spektakolare, harmonioze e kompozimeve të tyre me ato të gjigantëve të musikës klasike. Në albumin e tyre Picture at an Exhibition , nga suita me të njëjtën e emër e Modest Mussorgsky-t, muzika e kompozuar prej tyre është ndërthurur aq bukur, sa nuk e kupton dot se ku mbaron Mussorgsky e ku fillon Emerson, Lake & Palmer.  E  njëjta gjë edhe ne albumet e tjera si Tarkus, Trilogy, Brain Salad Surgery  ku  Keith me moog-un dhe Hammond-in e tij “shëtit”  sa tek Bach-u aq te  sinfonietta eJanáček (Kife Edge), sa te Aaron Copland (Fanfare for the Common man) aq te Dave Brubeck (Brue Rondo a la Turk) e kështu me radhë. Ky pra me pak fjalë ishte Keith Emerson,  Zoti i tastierave,që kur e kuptoi se nuk mund të luante dot më në tastierë, vendosi të ikë ashtu siç ikin ata që edhe ikjen nuk e kanë banale. Lamtumirë Keith Emerson!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here