Prokuroria: Nazime Visha nuk përfiton nga amnistia

0
180

Prokuroria i kërkoi sot Gjykatës së Tiranës të refuzojë kërkesën e Nazime Vishës për amnisti pasi nuk  takon të përfitojë.

Sipas prokurorisë nuk plotëson kriteret, pasi ligji për aministinë e fundit saktëson se lirohen gratë që u ka mbetur edhe një vit e gjysmë burg për të vuajtur.

Ndërkohë Nazime Vishës i kanë mbetur dhe 3 vjet e 9 muaj burg. Edhe juristi i burgut deklaroi se vajza nuk përfiton nga kjo aministi, informon gazetarja e Ora News Keti Banushi.

Ndërkohë  më 29 Mars 2016 do të jepet dhe vendimi nga Gjykata e Tiranës. Kërkesa për aministi është dorëzuar në gjykatë nga vetë e pandehura Nazime Visha.

Në datën 8 maj 2013, Gjykata e Tiranës dha dënimin me 10 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim” dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake” për Nazime Vishën.

Edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani faljen e Nazime Vishës.

Nazime Visha gjendet pas hekurave,që prej vitit 2012 pasi u arrestua në flagrancë për vrasjen e 45 –vjeçarit Fiqiri Muça, baba i pesë fëmijëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here