Papa Françesku firmos kanonizimin e shenjtërimit të Nënë Terezës, me 15 mars

0
331

Papa Françesku do të nënshkruajë në 15 mars, dekretin për kanonizimin e shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Po ashtu pritet  që Papa pritet të bëjë edhe shpalljen e ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës. Paraprakisht është bërë  me dije se do të jetë 5 shtatori, dita e vdekjes së shenjtores ajo që do të vendoset edhe për shënjtërimin e saj. Papa Francesku miratoi në dhjetor të 2015 një dekret për njohjen e një mrekullie që i atribuohet ndërmjetësimit të saj me Perëndinë.Nënë Tereza e cila vdiq në shtator të vitit 1997, u shpall e lume në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë. Lumnimi është hapi i fundit para shenjtërimit. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që u bë më pastaj në gjithë botën e njohur si Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 në një familje me prejardhje nga Prizreni.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here