MK hap fondin për përkthimet, afati deri në 31 mars

0
137

Ministria e Kulturës ka hapur për të tretin vit radhazi fondin për Përkthimin Letrar (FPL).  Ministria e Kulturës thotë se fondi i përkthimeve letrare kap vlerën 2.5 milion lekë për vitin 2016 dhe mbështet përkthimet të letërsisë artistike të huaj. Përkthyesit do të paguajnë shumën 1000 lekë për faqe për përkthimet nga gjuha e huaj në atë shqipe. ndërsa përcaktohet e kufiri i financimit nga ministria për një aplikim nuk mund të jetë më shumë se 250 000 lëkë pavarësisht nga numri I faqeve të librit që është përzgjedhur nga MK. Ministria shprehet se afati i fundit i aplikimit është data 31 mars. Aplikantët për të përfituar nga fondi i ministrisë duhet të që tekstin ta përkthejnë nga gjuha origjinale, parapëlqehen autorë të njohur të shekullit XX dhe të kohës sonë. Tekstet duhet të përkthehen dhe të dorësohen në MK dhe më pas ky institucion do të angazhohet për të parandaluar për çdo keqpërdorim, abuzim apo kopjim të tekstit të përkthyer. Por aplikuesit duhet të tregojnë edhe nëse kanë siguruar mbështetje financiare nga burime të tjera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here