Teatri i Metropolit hap siparin e shfaqjeve në 10 mars me premierën “Rashomon”

0
230

“Rashomon” sjelle në skenë të vërtetën dhe dobësitë njerëzore

 Teatri i Metropolit sjell në skenë një dramë e cila eksploron marrëdhënien mes guximit dhe të vërtetës. “Rashomon” ngjitet me regji të Jonida Beqos, drejtoreshë e teatrit. 

 

 Teatri i Metropolit do të hapë vitin artistik në 10 mars me një dramë. “Rashomon” vjen në skenë për herë të parë nën regjinë e Jonida Beqos. Ashtu sikurse ka premtuar edhe më parë Jonida Beqo e cila është edhe drejtoreshë e këtij teatri, shfaqja sjell tema të ndryshme si marrëdhënia me të vërtetën dhe drejtësinë, guximit dhe ndërgjegjes.  Drama  “Rashomon” është vepër e autorëve Fay dhe Michael Kanin në kastin e saj të aktorëve janë përfshirë:

Aleksandër Kondi, Erion Hinaj, Edvin Mustafa, Margent Caushi, Kastriot Ramollari, Redjan Mulla, Klodjana Keco, Violeta Trebicka, Rozina Kostani, Klesta Shero.

Regjisorja Jonida Beqo i ka besuar rolin kryesor atë të Mediumes Rozina Kostanit, një figurë mistike përmes të cilës hyjnë dhe flasin shpirtrat e vdekur. Mediumia thotë të vërtetën. Kjo vepër eksploron marrëdhënien midis së vërtetës dhe dobësive njerëzore. Ajo hapet me një prift, një druvar dhe një fshatar në këmbët e portës së Rashomonit në shekullin XII në Japoni, të cilët diskutojnë mbi ngjarjen e një krimi të ndodhur një ditë më parë. Nëpërmjet bashkëbisedimit të këtyre tre personazheve jepen rrethanat dhe prezantohen tri personazhet e tjerë: një bandit, një samurai dhe gruaja e tij. Ngjarja rrëfehet nga këndvështrimi i këtyre tre të fundit, ku secili, sipas qëllimit dhe interesit të vetë, i portretizon rrethanat dhe personat në favor të vetes. I mbushur me ndjenjën e fajit, druvari, i tronditur i pranon priftit dhe fshatarit që dhe ai ka qenë dëshmitar i rastësishëm i krimit. Por varianti i tij, e vërteta pa interesa, është krejtësisht ndryshe ato të mëparshmet.

Për këtë premierë u zhvilluan audicione për të për zgjedhur aktorët më të mirë. 38 ishin garuesit për të marrë role në këtë dramë të zhvilluar në 21, 22 dhe 23 janar. Teatri i Metropolit ka bërë të ditur më herët se këtë vit do të ketë 6 premiera teatrore dhe tre prejtyre ekskluzive të tij. Secila prej tyre do të jetë në skenë 13-15 herë për publikun.

Drama “Rashomon” është e para që vjen në skenë si produksion i vetë teatrit me regji nga drejtoresha e Qendrës Kulturore “Tirana” Jonida Beqo, dhe ka si as/regjisore Armela Demaj.  Ndërsa teatri i fëmijëve në Metropol do të ketë katër premiera të reja këtë vit, dy produksione ekskluzive të teatrit, dy vepra në bashkëpunim të propozuara nga artistë stë jashtëm.

Kjo vepër eksploron marrëdhënien midis së vërtetës dhe dobësive njerëzore. Ajo hapet me një prift, një druvar dhe një fshatar në këmbët e portës së Rashomonit në shekullin XII në Japoni, të cilët diskutojnë mbi ngjarjen e një krimi të ndodhur një ditë më parë.

 

Drama “Rashomon” është e para që vjen në skenë si produksion i vetë teatrit me regji nga drejtoresha e Qendrës Kulturore “Tirana” Jonida Beqo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here