Europarlamentarët, Bashës: Respekto vullnetin e shumicës, gjesti juaj do vlerësohet nga PPE

0
180

Dorëheqja e Bashës shihet nga anëtarë të Parlamentit Europian si një hap që forcon PD dhe grupin parlamentar të saj.

Në një letër drejtuar ish-kryetarit të PD dhe deputetëve të grupit parlamentar, të cilën e ka siguruar syri  të plotë, ata theksojnë se me një qeveri socialiste abuzive Shqipëria ka nevojë për opozitë efektive dhe grup parlamentar të bashkuar.

“Duke marrë përsipër përgjegjësinë personale dhe duke konkluduar siç duhet për pasojat sigurisht që ju do të kontribuonit për forcimin e  PD-së në gjithë vendin si dhe të grupit parlamentar të saj. Jemi të sigurt se gjesti juaj do të respektohet nga kolegët tuaj demokratë dhe nga miqtë tuaj të Partisë Popullore Europiane.”

Teksti i plotë: 

Drejtuar: deputetit Lulzim Basha 

I dashur Lulzim Basha,

Po ndjekim me shumë preokupim zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ne kemi mbështetur vitet e fundit qëndrimet korrekte të PD-së edhe në momente shumë të vështira siç do t’a mbani mend personalisht.  Shqipëria ka nevojë tashti, më shumë se kurrë, për një opozitë funksionale që siguron kontroll dhe ekuilibër demokratik ndaj një qeverie socialiste gjithnjë e më arrogante.  Për ta arritur këtë, PD duhet të gjejë unitetin e saj;  prandaj ju e keni detyrim të respektoni vullnetin e kongresit të partisë dhe të anëtarësisë siç u shpreh përkatësisht në 11 dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Duke marrë përsipër përgjegjësinë personale dhe duke konkluduar siç duhet për pasojat sigurisht që ju do të kontribuonit për forcimin e  PD-së në gjithë vendin si dhe të grupit parlamentar të saj. 

Jemi të sigurt se gjesti juaj do të respektohet nga kolegët tuaj demokratë dhe nga miqtë tuaj të Partisë Popullore Europiane.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here