Ekspertiza/ Çfarë ia shkaktoi vdekjen pronarit të marketit në Durrës, nuk u vra me thikë por…

0
167

Pak orë pas vrasjes që tronditi Durrësin, policia zbulon edhe shkakun e vdekjes së 51-vjeçarit Agim Arapi, pronar i një marketi në Durrës.

Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë dhe fillimisht u tha se Arapi ishte qëlluar me thikë dhe kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, policia në njoftimin zyrtar të sotëm, deklaron se 51-vjeçari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here