Londër/ Shokuese, burri goditet me thikë në kokë para syve të familjarëve

0
176

drameKëto janë pamjet dramatike të skenës pasi një burrë u godit me thikë në kokë jashtë një restoranti të McDonalds, teksa fëmijët e tij panë gjithçka.

Viktima, që mendohet të jetë rreth 30 vjeç, është sulmuar në mënyrë brutale në rrugën plot me njerëz.

Dëshmitarët përshkruan ngjarjen dhe thanë se panë gjak kudo.

Klientët që ndodheshin aty nxituan për t’i dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurit, ndërkohë që thuhet  se kalimtarët ndaluan të dyshuarin të largohej.

Ai është arrestuar kur policia mbërriti në vendngjarje në Bromley të Londrës.

Gjendja e të plagosurit, i cili u dërgua më pas në spital, nuk dihet ende.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency