Leopardi tmerron pushuesit, u hipën mbi makina

0
140

https://youtu.be/_uwB6K5XvQg

leoVideo rrënqethëse tregon momentin se si një leopard kërcen mbi makinën e disa pushuesve në Afrikë dhe refuzon të lëvizë, duke qëndruar aty për një orë.

Klipi 4 minutësh është filmuar në Parkun kombëtar Masai Mara në Kenia.

Leopardi i cili shihet duke ecur në bar, ngjitet në pjesën e sipërme të automjetit duke i lënë me gojë hapur turistët që ndodheshin në të. Teksa koha kalon, macja gjigande ulet dhe shijon momentin.

Duke folur me njëri tjetrin, dy turistët në video ndajnë frikën e tyre. Një grua pyet burrin që filmon se si ndjehet, dhe ai përgjigjet : “Oh Zot, zemra ime do dalë nga kraharori.”

Pas 45 minutash guida vendos të ndezë motorin e makinës që të frikësojë leopardin derisa ai largohet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency