Rrëfehet Floriana: Nga ndarja “kam derdhur lot, madje më shumë se një”

0
162

 

 

207410_1Lajmi për ndarjen e Floriana Garos dhe Tedi Ngjelës u përfol në të gjitha mediat vendase, por nuk u komentua kurrë nga vetë protagonistët. Moderatorja e “Jo Vetëm Modë” dhe partneri i saj i dhanë fund fejesës 5-vjeçare, gjë që nga mediat u komentua herë si pasojë e një krize disa-mujore dhe herë si rrjedhojë e një xhelozie që ekzistonte nga të dyja palët.

Floriana ka folur për herë të parë publikisht rreth ndarjes së shumëpërfolur në numrin e ri të revistës “Living”. Sipas saj vendimi për ndarjen ishte i përbashkët.

“Me kalimin e kohës ndoshta do t’i bëj një bilanc më të saktë kësaj që ndodhi. Kur më kërkojnë të flas për ndarjen jam e rezervuar pasi është herët. Përvojat e jetës janë të rëndësishme për t’u ndarë nga njerëzit publikë por duhet të kalojë njëfarë kohe dhe duhet të kuptojmë se është njerëzore të ndryshosh mendim. Nesër këto ngjarje mund t’i gjykoj ndryshe nga sot, por unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se s’jam koherente në ato çka them. Brenda një kohe të shkurtër ndyshon çdo gjë në jetën tënde ndaj duhet të jesh i përgatitur”, ka thënë ajo.

Shumë e përfolur në publik, moderatorja është e vetëdijshme se arritjet e saj i atribuohen edhe dikujt tjetër. “Unë jam e ndërgjegjshme që shumë më kanë cilësuar si një vajzë që i ka arritur gjërat në saj të të tjerëve, jo vetes. Unë do të dëshmoj që e kanë pasur gabim”, shprehet Floriana. Nëse do të mbetet shoqe me Tedin, është ende herët për ta thënë…

“Në raportet me familjen Ngjela unë s’kam mllefe. është familja ku kam jetuar për pesë vjet dhe i vlerësoj, i dua. Nuk do të flisja kurrë keq për ta. Mamanë e Tedit e ndjej ende të afërt dhe tezen e tij e kam si tezen time”, sqaron prezantuesja e “Jo vetëm modë”. Pyetjes së gazetarit se pse erdhi kjo ndarje e papritur, Floriana iu përgjigj: “Nëse ndjen se diçka nuk shkon në jetën tënde, duhet ndryshuar. Kuptuam se diçka nuk shkonte në ndjenjat tona dhe morëm një vendim të përbashkët. Nëse njeriu s’është i lumtur me situatën e tij ose toleron, ose gjen forcën dhe kurajon që t’i ndryshojë gjërat”.

Floriana tregon se po përpiqet të kalojë mbi këtë periudhë të vështirë, duke u munduar “Sigurisht nga lidhja me Tedin kisha krijuar rehati. Tani atë rehati që kisha përpiqem t’ia krijoj vetes. Këtu nis gjithçka se çfarë bën ti për të përmirësuar jetën tënde”.

Megjithatë ajo pranon edhe se e ka vuajtur këtë ndarje, duke thënë se ka derdhur lot: “Patjetër që kam derdhur lot, madje më shumë se një”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency