Zona informale Paskuqan-Babrru-Bathore, ndërtimi i rrjetit të ri është inespektuar nga Rama

0
146

 

ranZona informale Paskuqan-Babrru-Bathore do të kalojë në rrjetin e ri 20 kV prej 380 km, ajror dhe nëntokësor,  falë një investimi prej 1.7 miliardë lekësh që qeveria ka nisur në këtë zonë.

Punimet për ndërtimin e rrjetit të ri janë inespektuar sot nga Kryeministri Edi Rama, Ministri Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Adrian Çela.

Sipas tyre, investimi është një shpërblim për 80 mijë banorët e kësaj zone, sidomos pë rata 11 mijë debitorët që brenda një viti i shlyen faturat e energjisë njesoj si të tjerët duke arritur deri ën nivelin e 116%-it.

Rama tha se “gjithë ky volum i madh investimesh që nuk janë bërë ndonjëherë në një rrjet shpërndarjeje të amortizuar, që në 80% të vetin është mbi 40 vjeç. Nuk është as më shumë e as më pak kontribut i qytetarëve dhe familjeve që i dhanë mundësi ringritjes së shtetit dhe rivendosjes së rendit ligjor në këtë sektor, duke i dhënë fund një epoke të turpshme një njolle të zezë në fytyrën e vendit tonë dhe për të kontribuar për të mbuluar një gropë të madhe, të trashëguar nga e shkuara. Ne do të bëjmë çmos që jo vetëm për këtë zonë ku transformimi do të jetë rrënjësor dhe ku përfitimi i familjeve do të jetë cilësor, por në gjithë Shqipërinë, gjithsekush ta ndjejë vlerën e investimit që bën, duke paguar energjinë elektrike. Nuk është taksë, nuk është një pagesë që shkon në drejtim të paditur, por është një kontribut financiar që po fuqizon një kompani që e gjetëm në agoni dhe që po mundëson normalizimin e jetës së vendit në këtë sektor strategjik.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency