Berisha: “Ballkani i hapur” është për ndarjen e Kosovës

0
127

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim për trashëgiminë kulturore është ndalur gjatë fjalës së tij edhe tek “Ballkani i Hapur”.

Ai u shpreh se “Ballkani i Hapur” është ndarja e Kosovës dhe këtë e provoi ngritja e kartonit të kuq nga socialistët për masakrën e Srebrenicës.

“Ballkani i Hapur është ndarja e Kosovës. E kam deklaruar herë pas here, dhe më pas jam marrë me pasojat katastrofale për fshatin shqiptar, ku prodhimet e tyre hidhen në kanal.

Janë rritur 40% importet bujqësore të Shqipërisë nga Serbia. është moment jo i favorshëm për ne si komb. Ne jemi komb i vjetër dhe kombet e vjetra nuk vdesin kurrë.

Edhe këtë betejë do ta fitojmë. Edi Rama është tërësisht i përfshirë. Ju e patë vetë ku shkon kopeja. E patë kur u ngritën kartonat e kuq për Srebrenicën. është vetëm efekt kopeje. Njeriu ka një ndërgjegje dhe ministres Margariti i mungon, është misioni i saj mbrojtja e trashëgimisë kulturore të Butrintit.

Ju garantoj se shqetësimet serioze që u ngritën këtu, do të jenë pjesë e programit. Teatri Kombëtar do të ngrihet siç ka qenë”, – tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here