Kontrolle për kultivimin e lëndëve narkotike në Mat, në pranga 44-vjeçari

0
152

Një 44-vjeçar nga Mati është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kultivonte kanabis. Nga policia mësohet se u finalizua operacioni policor i koduar “Zalli i Bazit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit A. L., 44 vjeç, banues në Baz, Mat, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. L., 36 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

44-vjeçari A. L. ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here