Obama: Veshët e mi frymëzuan Shrek-un

0
154

 

Obama& Shrek“Do të më pëlqente të punoja këtu. Kam bërë kërkesë. I vetmi shqetësim që kam është se këtu dritat në zyra janë të ulëta dhe jam i sigurt që do të më zinte gjumi”. Kështu ka thënë Presidenti amerikan Barack Obama gjatë një vizite në studiot e kompanisë “Dreamworks” në Los Anxhelos, ku ka bërë edhe një shaka. “Nuk e di nëse ju e dini, por veshët e mi kanë frymëzuar krijimin e Shrekut. Është e vërtetë, është një histori e vërtetë”, – ka thënë duke qeshur Obama. Pronari i studiove të “Dreamworks” është Jeffrey Katzenberg, i cili ka qenë një financues i madh i fushatës elektorale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

 

Beckham nuk ka plane aktrimi

Ylli i pensionuar i futbollit, David Beckham, ka përjashtuar mundësinë për të ndjekur hapat e Eric Cantona-s dhe t’i futet aktrimit. Cantona, i cili luajti krahas Beckham te Mançester Junajtid, ka ndërtuar me sukses karrierë filmike në vendlindjen e tij, Francë, pasi hoqi dorë nga futbolli.

Por britaniku mendon se aftësitë e tij për të performuar nuk e arrijnë talentin e tij në fushë. “Unë nuk jam shumë i mirë në të. Në disa raste kam provuar gjëra, si për shembull në reklamat që kam bërë për “Adidas”-in. Eric është i shkëlqyeshëm në këtë punë, mund të jetë aq natyrale për sa në të vërtetë është ai”, – ka thënë Beckham për “The Sun”.

 

Williams konsumon rregullisht kanabis

Robbie Williams thotë se ai ende tymos kanabis, por nuk e “humb kontrollin”, për shkak të përgjegjësisë që ka për t’u kujdesur për vajzën 14-muajshe Theodora Rose. Krijuesi i hitit “Feel”, i cili ka pranuar se ka provuar edhe heroinën dhe i cili ishte futur në rehabilitim në vitin 2007, për shkak të varësisë nga substancat e përshkruara, thotë se nuk pi alkool, por shpesh e kënaq veten duke tymosur marijuanë sa “për t’u relaksuar”.

“Që nga lindja e Theo-s, jam bërë më pak i dalldisur [pas alkoolit]. Herën e fundit që jam dehur ka qenë 13 vite më parë, ndërsa herën e fundit që u bëra në qejf (high) ishte dy ditë më parë. Jo ndonjë seancë e madhe droge, me zgjuarsi, vetëm sasi të vogla, thjesht për t’u relaksuar. Më lejohet të çmendem kohë pas kohe, vetëm nëse nuk e humb kontrollin. Më duhet të jem aty të kujdesem për vajzën time, apo jo? Kjo është gjë e mirë, por përveç përgjegjësisë që mbaj unë, edhe ajo kujdeset për mua”, – ka thënë këngëtari.

 

Malik: Ende tentoj ta impresionoj Perrie-n

Zayn Malik dëshiron që gjithmonë të duket i bukur për të fejuarën e tij Perrie Edwards. Ylli i One Direction dhe Perrie po planifikojnë dasmën e tyre dhe, sipas Zayn-it, ai është i përkushtuar të duket seksi për partneren e tij. “Ende tentoj ta impresionoj atë dhe nuk dua që të mos kujdesem për vete”, – ka thënë ai. One Direction sapo kanë përfunduar turneun botëror, duke i lënë 20-vjeçarit mjaft kohë për përgatitjen e dasmës.

 

Si u njohën Panettiere dhe Klitchko?

I dashuri i Hayden Panettiere mund të jetë i gjatë, zeshkan dhe i pashëm, por duket se nuk është tip për martesë. Ylli i “Nashville” ka thënë se i fejuari i saj, Vladimir Klitchko, është në mëdyshje rreth gjërave të nuses dhe dhëndrit. “Ai është shumë i hutuar rreth traditave tona. Ai më pyet: Çfarë është muaji i mjaltit? Unë i them: Është pushimi i pas dasmës”. Ose i them se, ai nuk duhet të shohë fustanin e nuses para martese, dhe ai më thotë: Pse, është vetëm fustan”, ka sqaruar Panettiere. Duke folur, për dëshirën e Panettiere dhe Klitschko për të pasur fëmijë, aktorja ka thënë se shpreson që ata të jenë të madhësisë normale. “Ai është gjigant. Dua të them, e di se unë jam e vogël dhe ai është i madh. Kështu edhe u takuam ne. Unë i thashë: “Je shumë i madh” dhe ai më tha: “Ti je e vockël”, dhe kjo ishte njohja jonë”, – tha ajo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency