Shala që “çmend” gjermanët

0
179

 

Modelja ShalaIris Shala, topmodelja me origjinë nga Kosova po vazhdon të “çmendë” publikun gjerman me fizikun e saj. Pas marrjes së titullit “Playmate July 2013”, nga revista gjermane për meshkuj “Playboy”, 23-vjeçarja është bërë një ndër trajneret personale të fitnesit, nga më të kërkuarat në Austri.

Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë. Irisi ka lindur më 10 gusht të vitit 1990 në Prishtinë dhe i bie që të jetë 23 vjeçe. Në intervistat e dhëna për mediat austriake dhe gjermane, Irisi është shprehur se gjithmonë ka pasur një pasion për aktrimin.

 

Rezarta poston foton e parë me Herën

Ardhja në jetë e vogëlushes Hera e ka gëzuar pa masë këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila ndan postime të mbushura me fjalë të bukura dhe plot ndjenjë për të. Para disa ditësh ajo ka postuar foton e parë me vogëlushen e saj në “Facebook”, ku shfaqet duke e mbajtur në krahë, foto të cilën e ka shoqëruar edhe me një mesazh shumë interesant. “Unë sot bëj plot 1 muajsh. Ne do ta festojmë, edhe pse mami thotë që unë kam rrugë shumë të gjatë do bëhem plot 100 vjeç. Eksperiencat e mia gjatë këtij muaji janë të shumta. Si fillim takova disa teta doktoresha te spitali, ato me thanë që unë isha missi i maternitetit. Pastaj takova mamin, babin, gjyshërit dhe ata me thanë që isha dhe jam më e bukura në botë. Muzika me pëlqen shumë, e preferuara ime është një që bën -pëlqen me shume kur fle te krevati i mamit dhe i babit. Ngjyra ime e preferuar roza e cila mbizotëron gardërobën time. Por ka dhe gjëra qe me kanë zhgënjyer pak gjatë këtij muaji si p.sh. është një biberon i vogël qe sado qe e thith nuk nxjerr qumësht! Tani me duhet te largohem se mami do të më mbuloj me puthjeeee. Duke ju uruar lumturi, paçim nga Hera Hoxha”, – ka shkruar Rezarta në profilin e saj në “Facebook”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency