“Turisten ruse nuk e vrau Ermali, pas vdekjes së saj fshihet djali i një politikani”

0
210

Pas dëshmisë së dhënë nga mamaja e adoleshentes ruse, Kseniia Roik, Tatiana Kulagina në policinë e Sarandës, në lidhje me atë që ka parë ditën kur e bija u qëllua nga një varkë
në ujërat e qytetit bregdetar, pranë redaksisë së JOQ.al ka ardhur një mesazh nga
një qytetar, i cili hedh dritë mbi atë që ka ndodhur.

Ai shprehet se të gjithë e dinë në Ksamil që pas vrasjes aksidentale të së resë ruse qëndron djali i një deputeti shqiptar, shumë i njohur për zullumet e tij.

Kam pyetur këtu në Ksamil dhe të gjithë e dinë dhe thonë me njëri-tjetrin
që autor i asaj ngjarje është djali i një deputeti shqiptar, shumë i njohur për zullumet që
ka bërë. Ai është autori i vërtetë i vrasjes dhe ka bërë ndonjë marifet me flokët e vajzës,
për të ngelur faji tek ky djali nga Fieri, Ermal Fataj”, – thotë dëshmitari për JOQ.al.

Ai shton se ka qenë i pranishëm në momentin kur vajza është nxjerrë
nga deti dhe se nëse do të ishte prerë nga helikat e ndonjë motori, ajo do të
ishte çarë shumë dhe do të ishte mbushur deti me gjak, por askush nuk flet
për gjak të rrjedhur nga trupi i vajzës, pra përjashtohet mundësia
që ajo të jetë qëlluar nga ndonjë varkë/skaf apo anije me motor, por nga një jetski, e cila mund ta ketë goditur në kokë dhe ta ketë lënë të vdekur në vend.

Po ta kishte çarë varka, do ishte bërë copa, do kishte gjak në det, se
helika e varkës e pret gjer në kockë njeriun, po ajo nuk është çare me
varkë, por me jetski. Ai e ka qëlluar rusen me jetskinë e vet dhe është
zhdukur në sekondë.

Në këtë rast policia e di se kush është autori, por nuk mund të veprojë se ka
frikë dhe mundohen që ti lenë fajin atij tjetrit. Unë nuk njoh personalisht
asnjërin, por duhet të ndëshkohet fajtori dhe jo i pafajshmi”, – rrëfen më tej
qytetari.

Dëshmitari bën me dije se kur ka vajtur policia tek viktima, Ermali ka qenë në det me varkën që punonte, pra nuk po fshihej.

Nga ana tjetër, një dëshmitar tregon për rrezikun që i kanoste Ermali bregdetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here