Plagosi me kallashnikov 39-vjeçarin, arrestohet autori në Tropojë

0
166

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Tropojës, pasi ka plagosur për motive të dobëta një 39-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Izet Ahmati, 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Bardhyl Kolbiba, 39 vjeç, banues në Luzhë, i cili  është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit, i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur me thikë autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here