SHBA/Sondazhet për garën presidenciale i kryeson Hillary Clinton

0
156

 

 

 

hhSondazhi i fundit, pas debatit të tre kandidatëve të mbetur demokratë, tregon kryesuese kandidaten për garën presidenciale, Hillary Clinton.

Madje kur flitet për eksperiencë ajo udhëheq edhe përballë rivalëve republikanë.

Sipas sondazhit të CNN/ORC, votuesit demokrat dhe të pavarurit me prirje demokrate, pas debatit të fundit mbështesin Hillary Clinton, në 60 % krahasuar me 27 % që llogaritet përkrahja për kandidatin tjetër, Bernie Sanders.

Megjithese Sanders ka shtuar mbështetjen për menaxhimin e krizës ekonomike ne vend, tek Clintoni besimi është më i madh për t’i zgjidhur çështjet ekonomike.

47 % janë të mendimit se Clinton është kandidatja më e mirë për t’ia dalë mbanë, ndërsa 39 % aprovojnë propozimet e Sanders.

Ajo udhëheq edhe kur flitet për çështjen delikate të armëve në Shtetet e Bashkuara, por edhe për politikën e jashtme apo luftën kundër Shtetit Islamik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency