Azilkërkuesit shqiptarë e kanë lënë Gjermaninë, në vendet e BE janë 7-fishuar kërkesat

0
109

az

 

Të dhënat e fundit të autoriteteve gjermane flasin për ulje të numrit të kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në Gjermani gjatë muajit të fundit. Por krejt e kundërta ndodh ne Bashkimin Evropian. Sipas Eurostat-it, aplikimet e shqiptarëve për azil në vendet e BE-së janë shtatëfishuar në 3-mujorin e fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas shumë muajsh, numri i kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në Gjermani ka shënuar ulje të dukshme. Lajmin e konfirmojnë shifrat zyrtare të publikuara nga zyra federale për emigracion dhe azil BAMF, e cila raporton për 3044 aplikime për azil nga shqiptarët, krahasuar me 4680 kërkesa, të një muaji më parë.

Rënia e numrit të azilkërkuesve pason një fushatë të nisur nga Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatët, që tashme po reflekton efektet e saj ne uljen e prurjeve nga Shqipëria. Sipas Mehmet Ata, zëdhënës i Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatët, arsyeja e rënies së kërkesave për azil nga shqiptarët në dy muajt e fundit, vijnë si rezultat i procedurave të përshpejtuara, deportimet e detyrueshme, ndalimet për rihyrjet në Bashkimin Evropian dhe fushatat ndërgjegjësimi të Gjermanisë në Shqipëri.

Por në anën tjetër, shifrat e Eurostat-it. Befasojnë. Numri i azilkërkuesve shqiptarët në gjithë shtetet e Bashkimit Evropian, është rritur me shtatë herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifra paraprake të numrit të azilkërkuesve shqiptarë tregojnë një rritje të ndjeshëm. Konkretisht, në tremujorin i tretë i 2014-ës 3705 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në Evropë, krahasuar me 27.415 në tremujorin i tretë të vitit 2015.

Shifrat janë rrjedhje nga dokumentacioni i Eurostat-it, i cili pritet të publikojë një raport të detajuar rreth kërkesave për azil në vendet e Evropës, gjatë javës së ardhshme.

Evidencat tregojnë, se rritja drastike e numrit të azilkërkuesve, është regjistruar në Holandë, Belgjikë, Francë, Greqi, Suedi dhe Finlandë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency