Vlorë/ Arrestohet 23-vjeçari, plagosi një person në pikën e basteve

0
166

Policia e Vlorës njoftoi mëngjesin e sorëm arrestimin e një 23-vjeçari si autor të plagosjes së mbrëmjes së kaluar në Vlorë.

Në pranga ka rënë Edmond Maskaj, 23 vjeç, banues në fshatin Hysoverdh të Vlorës ndërsa ësshtë shpallur në kërkim E. Z., banues në Vlorë.

Mbrëmjen e së martës rreth orës 21:15, në lokalin e basteve “Goxhaj” në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti për motive të dobëta (të çastit), shtetasi E.Z., ka plagosur rëndë me armë zjarri “pistoletë” në këmbë shtetasin Rr. M., 37 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, i cili për pasojë u dërgua në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Edmond Maskaj, i përfshirë në këtë konflikt është poseduesi i armës së zjarrit tip “Pistoletë-Glock”, 1 krëhër me 13 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, në ngarkim të këtyre dy shtetasve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here